
Dinamo ka përforcuar prapavijën me një transferim nga ekipi i Vorës. Klubi kryeqytetas i Shqipërisë ka arritur akordin me Ysni Ismailin, i cili do të jetë nën urdhrat e Ilir Dajës për sezonin e ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dinamo përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Ysni Ismaili, zyrtarisht blu!
Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo City. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ai aktivizohet në linjën e djathtë dhe vjen te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora. Më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Ismaili është përforcimi i parë i "Nëndetëses" në këtë merkato vere.”, shkruan Dinamo.