
Xhoel Hajdari
Mesfushori i Vllaznisë, Xhoel Hajdari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Shkodër, për të nisur një të re në Itali. 18 vjeçari është zyrtarizuar ditën e sotme në klubin italian të Sora, e cila militon në Serie D.
Hajdari ka qenë pjesë e Vllaznisë U17, teksa vendosi që të mos vazhdojë më të jetë pjesë e kuqebluve. Mesfushori shqiptar hedh hapin e parë në karrierë jashtë Shqipërisë, duke nënshkruar në divizionin e katërt të futbollit italian.
Kujtojmë që Hajdari gjithashtu ka luajtur për ekipet zinxhir të kombëtares shqiptare. Duke filluar nga U15-ta, U16-ta dhe U17-ta, Hajdari ka zhvilluar 8 ndeshje si kuqezi. Tashmë, 18 vjeçari është gati për misionin e ri.
View this post on Instagram
Poll