
Mario Rabiu duke festuar me ekipin e Skënderbeut
Mario Rabiu është futbollisti më i ri i FC Aktobe. Mesfushori nigerian ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Skënderbeun në Superiore, për të nisur një të re në Kazakistan.
Në 59 ndeshje me korçarët, Rabiu ka shënuar 1 gol, teksa ka asistuar në një tjetër. Kujtojmë se nigariani është pjesë e Skënderbeut që prej vitit 2023, kur u transferua nga italianët e Viterbese.
Njoftimi i klubit të Skënderbeut:
Faleminderit Mario Rabiu!
KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario Rabiu.
Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Marion për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij.
Poll