
VLLAZNIA
Vllaznia nuk do t’i luajë ndeshjet e Kupave të Evropës në stadiumin e saj “Loro Boriçi”. Në këto kushte, shkodranëve u duhet të “shtegtojnë”, por nuk do të jetë “Niko Dovana”, stadiumi pritës.
Është vetë klubi i Vllaznisë, i cili ka zyrtarizuar stadiumin ku do të përballet me Daugavpils. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 10 korrik, duke nisur nga ora 20:00.
Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Conference League.
Poll