
Kukësi
Kukësi ka bërë zyrtare një tjetër afrim pas mbrojtësit brazilian Jackson. Klubi verior tashmë bëhet me portier të ri.
Blutë kanë afruar në ekip Samuel Femi Oriola. Gardiani ka luajtur për moshat e kombëtareve të Nigerisë. Ruajtësi i portës së klubit të Kategorisë së Parë ka firmosur një kontratë afatgjate me verilindorët, deri në vitin 2028.
Afrikani është prezantuar sot te Kukësi dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e ardhsme. Nigeriani bëhet afrimi i dytë i ditës së sotme pas ardhjes së ish-it të Luftëtarit, Ferreira.

Postimi i Kukësit
Poll