Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e kuqebluve, Vllaznia merr VENDIMIN për mbrojtësin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e kuqebluve, Vllaznia merr VENDIMIN për
Vllaznia

Klubi i Vllaznisë ka vendosur që të vazhdojë të ketë shërbimet e qendërmbrojtësit, Gledjan Pusit në skuadrën e tij. 23-vjeçari ka rinovuar kontratën me shkodranët, marrëveshje kjo e cila do do të zgjasë deri në vitin 2028.

Ndërsa njoftimin për rinovimin e kontratës, klubi e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cili është shoqëruar edhe me shkrimin: KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me futbollistin Gledjan Pusi. Mbrojtësi i qendrës së skuadrës tonë do të jetë i veshur kuqeblu deri në vitin 2028.

Futbollisti Gledjan Pusi u rrit profesionalisht në ekipet e moshave dhe më pas u bë pjesë e Vllaznisë në 7 janar të vitit 2023. Ndërsa qendërmbrojtësi aktualisht sipas "Transfermarkt" në treg ka vlerën e 100 mijë eurove.

Poll

Lexo gjithashtu