David Fadairo është futbollisti më i ri i Partizanit. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Teutën në Superiore, për të nisur një të re ne “Demat e Kuq”.
Me Partizanin, nigeriani ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Megjithatë, Fadairo ka opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një tjetër vit.
NJOFTIMI:
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me David Fadairo. Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet të kuqve pas aventurës gjatë këtij sezoni me Teutën, skuadër me të cilën u aktivizua 20 ndeshje në kampionat dhe Kupë.
Fadairo ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi nga nigeria pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurencë në repartin ofensiv.

