Siç raportoi dje “Newsport.al”, Agim Ibraimi është Drejtori Sportiv i ri i klubit të Partizanit. Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën disa muaj më parë, tashmë tetovari do të nisë një të re me rivalët e bardhebluve.
Presidenti i të kuqve, Gaz Demi ia ka besuar Ibraimit merkaton e janarit. Do të jetë pikërisht ai, që merr rolin që mbante Arbër Abilaliaj. Ibraimi do të jetë “arkitekti” i ekipit këtë sesion merkatoje.
NJOFTIMI:
FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.

