Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Erbim Fagu largohet nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Erbim Fagu largohet nga Tirana
Erbim Fagu

Erbim Fagu nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka njoftuar se bashkëpunimi mes tyre dhe teknikut 37-vjeçar është mbyllur me konsensus.

Fagu u emërua në krye të Tiranës më 20 shkurt, kur mori vendin e të shkarkuarit, Julian Ahmataj, duke shpresuar për titullin kampion. Por, edhe me ardhjen e Fagut, Tirana nuk ia doli që të merrte pjesë në Final 4.

37-vjeçari e mbyll aventurën e tij me Tiranën pas 16 ndeshjesH, ku nga të cilat ka fituar 6, ka barazuar 5 dhe ka humbur po 5. Bashkë me trajnerin Fagu, Tirana njofton se është larguar edhe ndihmësi i tij, Endri Vrapi.

NJOFTIMI I TIRANËS:

"FALEMINDERIT ERBIM FAGU
KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu.
Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.
Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!
FALEMINDERIT ENDRI VRAPI
KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.
Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga