Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Dinamo ia bën “bum” në merkato, vjen firma me sulmuesin e lakmuar nga klubet shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dinamo ia bën “bum” në merkato, vjen firma me
Almir Ajzeraj & Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi

Almir Ajzeraj është futbollisti më i ri i Dinamos. Sulmuesi 28-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Dritën në Kosovë, për të nisur një të re në “Abissnet Superiore”.

Për shërbimet e tij, klubi dinamovit nuk ka shpenzuar asnjë “kacidhe”, për shkak se kontrata e tij me Dritën kishte përfunduar. Ndërsa prezantimi në ambientet e klubit është bërë disa minuta më parë.

Sulmuesi i krahu të majtë ka një të shkuar në Shqipëri, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut. Gjithashtu, Ajzeraj ka luajtur edhe me KF Flamurtarin në Kosovë, Kek-U Kastriot dhe Ballkanin.

Poll

Lexo gjithashtu