Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Albion Marku surprizon me ekipin e ri, mbrojtësi bashkohet me ish-in e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Albion Marku surprizon me ekipin e ri, mbrojtësi bashkohet me
Albion Marku duke firmosur me Gyor

Albion Marku është zyrtarisht lojtari më i ri i Gyor. Mbrojtësi i djathtë 23 vjeçar ka vendosur për të mbyllur aventurën e tij në Superiore, për të nisur një të re në Hungari.

Gyor është një klub me ambicie për sezonin e ardhshëm. Pasi siguruan ngjitjen në elitë për sezonin 2024-2025, Gyor ka nisur të përforcojë ekipin. Teksa kujtojmë që brenda pak ditësh ka firmosur me dy ish-ët e Superiores. Si fillim Eneo Bitrin dhe sot me Albion Markun.

Për Bitrin dhe Markun është një ribashkim, sepse që të dy futbollistët kanë luajtur bashkë duke mbajtur veshur fanellën e Partizanit. 

ZYRTARE/ Albion Marku surprizon me ekipin e ri, mbrojtësi bashkohet me
Albion Marku, Eneo Bitri dhe Herald Marku

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi me një histori të gjatë dhe do të luftojmë së bashku në ligën e parë. Të gjithë në ekip më pritën ngrohtësisht, u ndjeva shumë mirë këtu. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin që të ketë sukses”, ishin fjalët e Albion Markut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga