Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vora vijon të mbetet e “pathyeshme" përballë Tiranës, zv/trajneri Eldiano Topi: Na ruajti Zoti te shtyllat e rivalit

Shkruar nga NEWSPORT
Vora vijon të mbetet e “pathyeshme" përballë
Eldiano Topi

Zëvendës trajneri i Vorës Eldiano Topi, foli për mediat pas barazimit 1 – 1 kundër Tiranës, kjo për shkak të pezullimit nga trajneri Arian Bellai. Ky rezultat nuk i hyn në “xhep” as Vorës e as Tiranës, në bazë të kushteve ku ndodhen. Pas 20 javësh Superiore, vorakët grumbullojnë 23 pikë, pozita e 6-të në tabelë:

“Ishim përgatitur, sepse Tirana siç luajti me Bylisin, të njëjtën gjë bëri edhe me ne. Golin e pësuam nga nga menaxhimi i keq. Pastaj rrezikuam më shumë. Më pas arritëm të barazonim.

Tirana në krahun e djathtë saj me Tabekou, nuk pati një ndihmë nga Geci në kampin tonë. Duke menduar për sulmin, haxhonë më shumë energji dhe sigurisht që ndikon te rendimenti në lojë.

Rrotacioni është gjë e mendur mirë, por nuk doja të prishja ekuilibrin. E kuptojë, rrotacioni është një gjë e drejtë. Në futboll duhet edhe fat, na ruajti zoti te shtyllat”.  

Poll

Lexo gjithashtu