Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vllaznia u fut pa dëshirë për të fituar kundër Flamurtarit”, ish-drejtori i Tiranës, Tefik Osmani analizon edhe Partizanin: Luhatje që sezonin e shkuar, ja arsyeja

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia u fut pa dëshirë për të fituar kundër
Tefik Osmani

I ftuar në emisionin “Skaner”, Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani është ndalur të krahasojë Superioren, më saktë fazën e parë të kampionatit, nga ky sezon në atë të shkuarin.

Gjithashtu, ish-drejtori sportiv i Tiranës dhe Vllaznisë, ka theksuar se Partizani ka patur luhatje që vjet.

“Partizani e ka patur këtë luhatje që vjet, duke menduar që lojtarët e larguar, do t’i zëvendësonte. Meritë ka Vllaznia, në vend të parë dhe 5 pikë diferencë nga viti i kaluar. Meritë të madhe kanë gjithashtu Dinamo dhe Egnatia. Kanë larguar lojtarë në fund të kampionatit me shumë peshë dhe nuk është e lehtë t’i zëvendësosh

Vllaznia? Me përjashtim të ndeshjes në Vlorë, Vllaznia është futur me dëshirë për të fituar në çdo ndeshje tjetër. Çfarë stonon? Unë e kam përmendur, ka patur ndeshje ku Vllaznia duhet ta kishte mbyllur më shpejt. Shkon 0-1, si ndeshja ndaj Teutës. Kush e ka parë, pritej goli i dytë nga momenti në moment.

Edhe vitin që shkoi i ka patur. Vllaznia nuk duhet të kujtojë se me 1 gol e fiton ndeshjen. Po të bëjmë krahasimin, luhatjet me Teutën, e ka bërë nga fillimi në Vlorë. Vllaznia duhet t’i marrë ndeshjet njësoj, siç luan në Shkodër. Unë e nxjerr këtë konkluzion, duke parë ndeshjet në shtëpi dhe transfertë”, tha Tefik Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu