Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia mbetet pa “krahë”, “lumë” ofertash për 2 titullarët shkodranë

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia mbetet pa “krahë”, “lumë” ofertash
Vllaznia

Vllaznia mund të mbetë pa “krahë” , teksa dy lojtarët e krahëve duken larg shkodranëve. Fjala është për Esin Hakajn dhe Geralb Smajlin.

I pari ka një “lumë” interesimesh” nga ekipe të tjera si në Shqipëri edhe jashtë saj. E ardhmja e tij duket larg Superiores, pasi kërkohet në Hungari e Rumani, ndërsa nuk mungojnë interesimet as nga Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Duke parë një situatë të tillë drejtuesit me në krye Tefik Osmanin kanë nisur punën për ta bindur për të rinovuar. Gjithçka ëhstë në dorën e lojtarit, i cili po studion me imtësi çdo detaj për të vendosur më pas për destinacionin e ri.

Ndërkohë lojtari i Shpresave duket gjithmonë e më lart shkodranëve. Edhe për 21-vjeçarin e kuqebluve ka disa oferta nga jashtë Shqipërie, por interesimet më të mëdha janë nga Superiorja. Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tyre dhe ku do t’i shikojmë në sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga