Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia harron fitoren, 1 muaj zhgënjim me Qatip Osmanin

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia harron fitoren, 1 muaj zhgënjim me Qatip Osmanin
Vllaznia

Vllaznia e fillimit të vitit 2024 ishte më e frikshmja e Superiores. Fitoret e çuan në vendin e dytë, ndërsa disa nuk mungoi mundësia për t’u vendosur në krye të renditjes.

Kjo gjë nuk erdhi dhe prej 11 marsit, shkodranët nuk po kalojnë momente të mira me Qatip Osmanin. Pas fitores 0 me 1 ndaj Skënderbeut, kuqeblutë kanë harruar shijen e fitores.

Plot një muaj ka kaluar dhe pesë ndeshje janë luajtur. Tri prej tyre janë humbur dhe dy kanë qenë barazime.

Një prej tyre ishte për gjysmënfinalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida u humb 1 me 0 ndaj Egnatias dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur në Shkodër.

Takimi i radhës luhet në kuadër të Superiores. Më 20 prill, shkodranët përballen me Teutën në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga