
Tashmë edhe zyrtarisht. Harrallam Qaqi largohet nga Teuta. Mbrojtësi nuk do të jetë më pjesë e “djembve të detit’ për sezonin e ri, me palët që kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.
Mbrojtësi kryeqytetas largohet nga Durrësmi pas 2 vitesh, teksa përfundoi kontratën me klubin. 30-vjeçari është një opsion i mirë për ekipet e tjera dhe në merkato del si lojtar i lirë.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi durrsak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Teuta falenderon lojtarin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në të ardhmen.
“Faleminderit Harallamb Qaqi!
Harallamb Qaqi, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mbrojtësin @labis.qaqi për kontributin e tije me fanelën e Teutes, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës. #forcateuta????????”, ka shkruar klubi durrsak. Kujtojmë se Qaqi këtë sezon ka luajtur në 29 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.
View this post on Instagram