Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Zbriti në dhomat e zhveshjes pas derbit dhe mbajti fjalim para futbollistëve, Refik Halili u vendos “ultimatum”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Zbriti në dhomat e zhveshjes pas derbit dhe mbajti fjalim para
Refik Halili

Tirana fitoi 3-0 ndaj Partizanit në “Air Albania”. Lojtarët festuan menjëherë me tifozët pas këtij triumfi, ndërsa festën e tye e vazhduan edhe në dhomat e zhveshjes.

Refik Halili nuk mund të mungonte në dhomat e zhveshjes pas një triumfi shumë të rëndësishëm si ai ndaj “Demave” në derbi. Kreu i klubit menjëherë shkoi për të takuar futbollistët, ndërsa mbajti edhe një fjalim para tyre.

“Erdha t’iu falenderoj. Me durim ne arritëm të fitojmë ndeshjen. Do iu thoja se kjo është një ndeshje që mezi e pret tifozeria, të gjithë ne, sepse është një luftë sportive e hershme. Unë shpresoj që ne të ecim drejt kësaj rruge. Kemi 3 ndeshje shumë të rëndësishme për të mbyllur fazën e parë. Më besoni se testi juaj dhe i joni si klub janë 3 ndeshjet e ardhshme që kemi për fazën e parë.

Sa i takon asaj që ju prisni, ne po bëjmë një premio sot, e cila do të jetë 20.000 mijë euro. Ju falenderoj të gjithëve pa përjashtim. Kënaqësia jonë më e madhe do të jetë kur 2 lojtare nga akademia jonë të luajnë vazhdimisht me skuadrën. Shpresojmë të gjithë bashkë të bashkohemi dhe të çojmë përpara emrin e klubit tonë aty ku i takon”, ka përfunduar kreu i bardhebluve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH Sport - zyrtare (@rtshsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu