Aksioni i golit te Partizanit
Partizani nuk ia doli të merrte fitoren në derbi ndaj Dinamos. Të kuqtë u mposhtën 3-1 nga skuadra e Ilir Dajës, por “Demat” lanë gjurmë me golin e shënuar.
Jo vetëm për statistikë, por goli i shënuar nga të kuqtë ishte spektakolar për mënyrën se si ekipi shkoi te porta. Një aksion model nga kryeqytetasit. Futbollistët e Partizanit bënë “tiki-taka” ndaj dinamovitëve, ku me 7 prekej të topit, arritën të çonin në fundin e rrjetës.
Topi u nis nga portieri Qirko dhe deri tek autori i golit Toma, u prek 7 herë nga kryeqytetasit, të cilët para syve të Ilir Dajës dhuruan “show”, duke treguar se ekipi i Oltijon Kërnasë di edhe të kënaqë syrin e tifozëve dhe gjithë sportdashësve.
Poll
