Si rrallëherë, Partizani është mjaft aktiv në rrjete sociale. Klubi i kuq, zakonisht ka preferuar të flasë më shumë në fushën e lojës, por së fundmi kushtuar edhe nga formati i ri i Final Four, po del nga ‘tradita’.
‘Demat’ thuajse çdo ditë po publikojnë promo speciale për të promovuar finalen e madhe për titullin kampion për të nxitur tifozët e kuq për t’i dhënë një dorë drejt mbrojtjes së fronit. E rradhës është shumë e veçantë dhe emocionuese, por gjithashtu bie në sy një ‘fiksim’ ndaj Tiranës aq sa e fshin fare Egnatian.
Në videon e realizuar, klubi zgjedh sekuenca e fragmente nga ndeshjet ndër vite në derbi duke bërë që të duket si një promo për derbin me bardheblutë e jo një finale përballë Egnatias. Epo ku ka motivim më të mirë se fitoret në derbi, ndaj kjo zgjedhje e klubit mund të sjellë atmosferën e përballjeve me bardheblutë.
Kujtojmë që Partizani dhe Egnatia do të përballen të dielën në orën 19:00 në ‘Air Albania’.