Dhuna ishte “kryefjala” në prag të sfidës së sotme mes Elbasanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me shifrat 1-3 në favor të bardhebluve. Por disa minuta para se kjo ndeshje të niste, pati një përplasje të ashpër mes tifozërisë vendasve, të Elbasanit dhe atyre të Tiranës.
Rripat, shkopat dhe flakadanët u bënë “mjetet normale” në sherrin masiv që përfshiu dy tifozëritë. Por e çuditshme ishte sulmi me karrige. Mes për mes fushës, shihet një person me fanellën e stafit të Elbasanit që vrapon me karrige në dorë drejt “vorbullës” së dhunës.
Një karrige, e cila shihet të jetë marrë pa problem nga ambientet e brendshme të dhomave të zhveshjes. Diçka e tillë tregon qartë “moskokëçarjen” dhe mosangazhimin për organizimin e mbarëvajtjen e kësaj sfide.
Padyshim që ky incident i “vuri kapak” një sezoni mjaft të bukur dhe emocionues në Superiore, dhunë që lë “shije të hidhur” në këtë fund kampionati.
Pamje nga momenti i sherrit dhe personit me karrige
