
Kombetarja shqiptare
Partizani ka nisur një fushatë në rrjetet sociale ku përmes ish-lojtarëve më të njohur të tij, fton tifozët në stadium dhe motivon lojtarët për “Final 4”. Së fundmi është Ylber Ramadani, që ka dhënë mesazhin e tij.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk mund të mungonte, pas Jasir Asanit që është shprehur më parë.
“Përshëndetje familja Partizani. Përshëndetje tifozët “Ultras Guerrils”, ju ftoj të gjithëve nesër në ndeshjen kundër Skënderbeut. Ju uroj ndeshje sa më të mirë dhe fitore, shpresoj që në fund të shpalleni kampion. Forca Partizani”, e mbyll Ramadani.
Kujtojmë se Partizani luan nesër(17 maj) ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Kundërshtari për gjysmëfinalen e “Final 4” është Skënderbeu.
Poll