
Partizani ka prezantuar Rodrigo Piloton. Sulmuesi i AC Escaldes ka firmosur kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për 1 tjetër.
Sezonin e fundit në Andorrë, Piloto shënoi 15 gola. Portugezi vendosi të ndante rrugët, pasi i përfundoi kontrata.
Piloto nuk është emër i panjohur për të kuqtë, pasi para 1 viti përballej me ta në turin e dytë të Conference League. Të kuqtë fitonin 0 me 1 ndeshjen e parë dhe 4 me 1 të dytën.
Pikërisht në "Air Albania" ku Partizani vuloste kualifikimin, ish-sulmuesi i AC Escaldes humbi një rast të artë. Ishte minuta e 5 e takimit ku pas një gabimi të portierit Qirko, Piloto dërgoi topin jashtë me portën bosh. Më pas gjithccka merrej nën kontroll nga "demat".
23-vjeçari mund të shihet dhe si zëvendësuesi i Xhuliano Skukës. Ky i fundit është kthyer te Metz, pas huazimit te “demat”.
Rasti i humbur nga Piloto: