Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Fenomenal ndaj Vllaznisë, Tirana i “falet” 20-vjeçarit për të dalë nga “gropa” e rezultateve negative

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fenomenal ndaj Vllaznisë, Tirana i “falet”
Ermal Meta

Përtej formës së dobët nga ekipi i Tiranës përgjatë këtij edicioni në Superiore, në gjirin e tyre ndodhet një talent me potencial të frikshëm, fjala ështe për Ermal Metën.

Talenti 20-vjeçar po luan sezonin e 3-të me bardheblutë, por rendimenti i prezantuar dje ndaj Vllaznisë, është tregues i aftësive që posedon. Jo vetëm një shkatërrues i mirëfilltë, por edhe ndërtues e kreative në shërbim të ekipit.

Paraqitja bindëse dhe shpirti luftarak i Metës u shpërblye me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Nëse Ermal Meta vazhdon të shkel “gazin”, Tirana mund të tentojë “mrekullinë” në kushtet që ndodhet, mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar. Kartoni i mesfushorit me tipare defensive arrin deri në 200 mijë euro.  

      

Poll

Lexo gjithashtu