Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Egnatia mbyll pushimet me dasmë, kampionët nisin misionin për mbrojtjen e fronit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia mbyll pushimet me dasmë, kampionët nisin misionin
Egnatia

Dasma e Edison Ndrecës mbrëmjen e djeshme ka mbyllur pushimet tek Egnatia që rikthehet zyrtarisht në stërvitje. Kampionët e Superiores nisin përgatitjet për fillimin e sezonit të ri me lojtarët që u grumbulluan në ‘Arena Egnatia’.

Grupi është i plotë, ndërsa u është bashkuar edhe transferimi i ri Zamig Aliyev. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar bëhet blera e parë e merkatos dhe vjen nga Azerbajxhani.

E gjithë kryesia e klubit duke nisur nga presidenti Demrozi, drejtori Zenelaj e zyrtarë të tjerë zbritën në fushë për të mirëpritur lojtarët e stafin teknik dhe më pas ndoqën stërvitjen nga tribuna. Seanca nisi normalisht me disa ushtrime çlodhëse, vrapime rreth fushës e më pas ushtrimet me top.

Ndërkohë, vijojnë punimet për ndërtimin e tribunës ballore që do të mbajë emrin "Tribuna Dwamena".

Egnatia nis kështu zyrtarisht misionin për mbrojtjen e fronit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga