Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vdekja e Fatos Nanos “prek” futbollin, klubi i Superiores jep njoftimin e PAPRITUR 1 ditë para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e Fatos Nanos “prek” futbollin, klubi i Superiores jep
Kategoria Superiore - Fatos Nano/ Fotoilustrim

Ka ndryshime në agjendën e ndeshjeve të javës së 10-të të Superiores. Teuta ka bërë një postim mëngjesin e sotëm  në rrjetet sociale, ku njofton se ndeshja me Dinamon e parashikuar të luhet ditën e nesërme është shtyrë.

Kjo për shkak se e diela do të jetë ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare dhe liderit historik të PS-së, Fatos Nanos. Vdekja e ish-kryeministrit të Shqipërisë ka “prekur” edhe futbollin dhe kështu kjo përballje do të luhet tashmë ditën e hënën në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ndeshja Dinamo vs Teuta, e planifikuar fillimisht të zhvillohej ditën e diel, është shtyrë për ditën e hënë, më 3 nëntor 2025, në orën 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vendimi është marrë në kuadër të shpalljes së zisë kombëtare për ditën e diel, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit z. Fatos Nano.

KF Teuta falënderon të gjithë tifozët dhe mediat për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, shkruhet në njoftim.

Vdekja e Fatos Nanos “prek” futbollin, klubi i Superiores jep
 

 

Poll

Lexo gjithashtu