Vusal Isgandarli (Tirana 0-2 Partizani)
Partizani dhe Dinamo do të përballen sonte në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 18:00.
Ndërkohë që para pak minutash ka bërë një reagim të veçantë sulmuesi i kuq, Vusal Isgandarli. Ky i fundit ka publikuar në “story” disa foto të ekipit dhe një të koreografisë së “Ultras Guerrils” në derbin përballë Tiranës.
“Një kërcim i fundit këtë vit, le të shkojmë”, shkruan azeri në rrjetet sociale. Një mesazh motivimi, por edhe “kërcënimi” për dinamovitët pak orë para derbit.
"InstaStory" i Vusal Isgandarli
Poll

