
Flamurtari më në fund ia doli të siguronte ngjitjen në Superiore. Fitorja minimale me shifrat 1-0 ndaj Vorës në transfertë bëri të mundur që vlonjatët të rikthehen në elitë pas 5 vitesh mungesë.
Një sukses nga kuqezinjtë, të cilët tashmë do të kenë mundësintë që në sezonin e ri të jen ëmes më të mirëve të futbollit shqiptarë. Padiksutim që një sukses i tillë është pritur dhe festuar gjatë nga tifozët.
Këto të fundit pasi skuadra siguroi edhe ngjitjen janë nisur drejt stadiumit “Flamurtari” pë të nisur festën dhe për të pritur futbollistët. Në një foto të postuar nga klubi në rrjetet sociale, shihen tifozët të cilët kanë festuar me flakadanë dhe fishekzjarre, teksa gjithë Vlora ka marrë ngjyrë të kuqe.
Këtë foto klubi e ka shoqëruar me disa emoi. Një zemër të kuqe dhe një të zezë, si për të përshkruar më së miri edhe ngjyrat e skuadrës.
View this post on Instagram
View this post on Instagram