Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U dëmtua në stërvitje, Kosova humbet një tjetër titullar para Rumanisë

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua në stërvitje, Kosova humbet një tjetër
Donat Rrudhani

“Dhimbjet e kokës” për Franco Fodën sa vijnë e shtohen. Një tjetër futbollist largohet nga grumbullimi i Kosovës para duelit me Rumaninë.

Bëhet fjalë për Donat Rrudhanin, i cili sipas mediave në Kosovë është dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore. Lojtari i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas është mësuar se e ka të pamundur të kontribuojë për “Dardanët” në sfidën me Rumaninë dhe atë ndaj Lituanisë.

Në këto kushte është larguar nga grumbullimi i Kosovës dhe lojtari nuk ka udhëtuar me pjësën tjetër të skuadrës për në Rumani,. Një mungesë e madhe për Fodën, pasi 25-vjeçari është një element kyç në formacionin e gjermanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga