
Aron Jukaj
Vllaznia do të presë Partizanin ditën e shtunë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 3-të të kampionatit. Duel që parashikohet të startojë në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.
Shkodranët në shtëpi janë të “dënuar” vetmë për fitoren, ndërsa për Edi Martinin nuk do të jetë aspak e lehtë.
Kjo pasi do të ketë mungesa të rëndësishme ndaj Demave. Aron Jukaj është dëmtuar me Kombëtaresn U-21 dhe do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.
Kështu Martini duhet të bëjë llogaritë pa titullarin, i cili do të zëvendësohet nga Leon Pohls. Ky i fundit do të ketë ndeshje debutuese ndaj të kuqve, pasi u transferua në Shkodër gjatë kësaj merkatoje.
Poll