Fitorja me “poket” ndaj Bylisit në fundjavën që kaloi duket se ka rikthyer frymën pozitive te Tirana. Kështu me 3 pikë debutoi Gugash Magani në stolin e kryeqytetasve, të cilët tashmë kanë në favorin e tyre edhe kohën për shkak të pauzës së Kombëtares për t’u përgatitur siç duhet për duelet e ardhshme.
Por pavarësisht kësaj, problemet për Gugash Maganin kanë filluar. Tirana fillimisht do të sfidojë Elbasanin dhe më pas do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanin. Sigurisht sfida ndaj të “kuqve” është shumë delikate dhe mjaft e rëndësishme.
Problemi kryesorë për Maganin janë kartonët e futbollistëve. Gledi Mici dhe Aldo Gjumsi janë të ndëshkuar dhe kanë nga 3 kartonë të verdhë. Nëse ndaj Elbasanin ndëshkohen sërish atëherë do të mungojnë në derbi ndaj Partizanit.
Magani “kryqëzon gishtat” që të paktën ndaj Elbasanit asnjëri prje tyre të mos ndëshkohet, pasi në të kundërt do të humbasin sfidën më të rëndësishme të sezonit ndaj “Demave”.