Partizani e mbylli fazën e parë si kryesues absolut dhe këtë vend po e mban edhe në startin e fazës së dytë. “Demat” i falen dy golave të Mba për të marrë një pikë, ndërsa tani i pret një tjetër transfertë e vështirë.
Partizani shkon nga Shkodra e drejt në Korçë për të përballur Skënderbeun. “Të Kuqtë” duan të ruajnë kreun ndaj një ekipi korçar që endet në play-out dhe do pikë të dali nga ajo pozitë. Korçarët meehgjithatë janë një ekip kompakt me lojtarë të talentuar si portieri alia dhe sulmuesi fantastik Rashica. Mbrojtja e kryeqytetasve duhet të jetë e kujdesshme për mos të lënë terren, pasi egnatia është aty për të përfituar.
Pikërisht, nga rendësia e ndeshjes dhe fortësia e kundërshtarit, ultrasit e klubit nga Tirana do të jenë të shumtë në përkrahje të skuadrës së zemrës. “Guerrilsat” kanë nxjerrë njoftim në faqen e tyre dhe deklarojnë se do të udhëtojnë për në qytetin juglindor. Kjo transfertë është e largët, por një nga më të bukurat edhe për arsey të pamjes e turizmit që Korça ofron. Spias “Ultras Guerrils” nisja bëhet të mërkurën në orën 12:00 dhe në lokacion e Pallatit të Sportit.
Të mërkurën luhet sfida Skënderbeu-Partizani, nj periudhë e ngjeshur kohore që mund të ndikojë tek forma ekipore e sidomos tek të besuarit e serbit Veselinovic që harxhuan fizikisht ndaj Vllaznisë që e barazuan vetëm në fund të shtesave.
NJOFTIMI ZYRTAR:
Të mërkurën ora 12:00 nisemi drejt Korçës për transfertën e radhës, grumbullimi si gjithmonë tek pallati i sportit.
Hajdeni të gjithë !
Ecim.