
Eljon Sota është lojtar i lirë, pasi rinovimi me Partizanin ka munguar. Mbrojtësi fierak ka postuar një foto së fundmi nga Roterdami i Hollandës.
Është Xhuliano Skuka, shoku i tij i skuadrës te Partizani, i cili e ngacmon me një koment. Sulmuesi i shkruan Ajaxi, teksa Sota i përgjigjet me Sparta Roterdam.

Dhe pse duket një shaka mes shokësh, asgjë nuk është e pamundur. Kujtojmë se Sparta Roterdam është 6 herë kampione në Hollandë.
Sota pas 3 viteve te Partizani po sheh për ekipin e ri. Me të kuqtë ia doli të koleksionojnë 1 titull kampion dhe Supërkupën e Shqipërisë.

Galeria fotografike ()
Poll