Albion Marku është pranë transferimit në Seria A. Emri i klubit nuk bëhet i ditur, ndërsa SuperSport raporton se palët po punojnë për një kontratë 3-vjeçare.
Ky transferim do të ishte historik, ndërsa kujtojmë se Marku është një ndër pikat kyçe të Dinamos. Gjatë 29 ndeshjeve të Superiores ka dhuruar 5 asistë.
Më parë 23-vjeçari ka provuar eksperiencën me Lokomotivën e Zagrebit jashtë Shqipërisë. Brenda vendit ka dhënë kontributin e tij për klube si Partizani, Teuta dhe Laçi.
Ishte Dinamo që para 2 viteve pagoi rreth 60 mijë euro për kartonin e Albion Markut. Mbrojtësi i djathtë është lojtar i lirë në fundin e sezonit, pasi kontrata e tij me Dinamon përfundon.
Poll