Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Titullar absolut prej 2 sezonesh, Vllaznia rrezikon një largim ‘BIG’

Shkruar nga NEWSPORT
Titullar absolut prej 2 sezonesh, Vllaznia rrezikon një largim
Vllaznia

Lorik Boshnjaku mund të jetë një nga largimet ‘BIG’ te Vllaznia. Mesfushori dardan është në skadencë kontrate, e cila përfundon më 30 qershor dhe më pas do të dalë i lirë në treg.

E ardhmja e tij është në pikëpyetje pasi për lojtarin ka interes të lartë nga disa skuadra. Vllaznia kërkon rinovimin pasi është një nga protagonistët absolut në 2 sezonet e fundit, por rreziku i vjen nga kampionati i Kosovës.

Gjilani ka dërguar një ofertë zyrtare drejt lojtarit dhe dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri, sipas Gazeta Olle. Klubi dardan, pas një sezoni zhgënjyes, do të tentojë të ‘rimëkëmbet’ në atë pasardhës teksa priten investime në merkato.

Pengesa e madhe është gara europiane, aty ku Gjilani nuk merr pjesë, ndryshe nga Vllaznia që konkuron në kualifikueset e Conference Leage. Boshnjaku duhet të shqyrtojë me kujdes ofertat e më pas të vendosë të ardhmen e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga