
Capital Crew
Grupimi Ultras që mbështet Tiranën ka bërë një postim publik në rrjetet sociale ditën e sotme. Capital Crew i drejtohet klubit bardheblu me 3 pyetje themelore mbi situatën që ka pushtuar ekipin e Maganit.
Kryeqytetasit janë në krizë serioze dhe eliminimi nga Kupa duket se i ka vënë kapakun. Capital Crew është një grup i madh që mbështet bardheblutë përtej Tirona Fanatics. Ata bëjnë një apel të drejtpërdrejtë për transparencë dhe përgjegjësi.
Fjalët e ultrasve janë të rënda madje dhe bëjnë thirrje për largim nëse nuk janë të aftë ta mbajnë klubin. Për tifozët Tirana do të mbetet ndër shekuj Mbretëreshë!
Poll