Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana në ditë të vështira, tifozi i njohur bardheblu i drejtohet Edi Ramës; Ish sulmuesi i Partizanit: Ju jeni demokratë, mos kërko ndihmë nga komunistët

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në ditë të vështira, tifozi i njohur bardheblu i
Skerdi Bejzade - Edi Rama - Alban Berisha

Tirana është në ditë të vështira. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Blendi Shkëmbi gjenden në vendin e nëntë duke rrezikuar seriozisht mbijetesën. Të gjendur në këto kushte, tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale, një ndër ta, edhe Alban Berisha.

Një nga ndjekësit më të thekur të bardhebluve, i bën thirrje Edi Ramës të ndërhyjë duke kontribuar për klubin më të titulluar në Shqipëri. Në të kundërt, tifozët e Tiranës duhet të bëhen bashkë për të mos votuar kryeministrin me Partinë Socialiste. Në postimin e bërë në facebook-un e vet, Berisha shkruante:

“Fanella e Tironës po vuan! Ne, tifozëria e kësaj fanelle të madhe, po vuajmë! Tirona është Tirona, kudo që do të luajmë, ne prap do jemi Tirona, si në Superligë apo ashtu edhe në Kategorinë e Parë. Në Çdo qytet që luan Tirona, mbushet stadiumi dhe zhvillohet ekonomia e atij qyteti. I bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama që është edhe në krye të Bashkisë së Tironës të bëjë detyrën e tij për klubin më të madh të vendit të tij, që ai qeveris, që ky klub mos të dalë nga Superliga. Në qoftë se Rama nuk merr masat për shpëtimin e Tironës, asnjë votë për Ramën. Ka ardh koha që tifozëria e Tiranës të ketë parti më vete. Po shkoi Tirona të luajë një kategori më poshtë, në ferr të shkojnë të gjithë”.

Komentet kanë qenë të shumta, ku në sy bie ai i Skerdi Bejzades. Ish sulmuesi i njohur i Superiores, ku ka spikatur edhe me Partizanin, i kujton Berishës se kryeqytetasit janë demokratë dhe jo socialistë.

Në fund e ngacmon duke i evidentuar faktin e ngjyrave të partisë. Në koment, Bejzade shkruante: “Çfarë lidhje ka Rama me Tironën, ë? Shumica e Tironës me sa i njoh unë janë demokratë. Tirona i ka mundësitë me atë grup që ka mos me rënë nga liga. Kurse ti po kërkon ndihmë nga komunistët”. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga