Presidenti i Partizanit, Gazment Demi ka folur pas shortit të Final Four që vuri ekipin e tij përballë Skënderbeut në gjysmëfinalen e parë që do të luhet më 17 maj në orën 20:00 në Air Albania. Kreu i të kuqve, xhentil si gjithnjë, respekton rivalët e tij duke thënë se Tirana do të jetë një mungesë e madhe në Final Four.
Ndër të tjera ai shprehet se sipas drejtorëve, Olsi Rama e Abilaliaj, Partizani është për kampion
“Si pas drejtorit tim, Olsi Ramës dhe Abilaliajt, Partizani është për kampion. Por, të shohim të katërta kemi mundësi për të dalë kampion.
Skënderbeu është i fortë na ka marrë pikë, do jenë dy finale të bukura. Barazimi na favorizon. Nuk kisha preferencë për shortin. Do doja që vendi i parë dhe i dytë të luanin bashkë meqë janë më të fortat.
Skema? E kam thënë që në fillim që e zhvlerëson kampionatin, unë nuk isha dakord, por ishte shumica. Kjo formula na bëri që të luftojmë për titullin kampion, është një favor më shumë për titullin kampion.
Mungesa e Tiranës? Tirana mungon gjithmonë, skuadër me meritë e traditë. Por, edhe të tjerat kanë traditë. Skënderbeu ka ecur në Europë, edhe ne duam ta ndjekim rrugën e Korçës”.
Tifozët? “Air Albania do jetë i Partizanit”.