
Tirana do të presë ditën e nesërme Partizanin për të bërë mes tyre llogaritë e derbit të fundit të këtij sezoni. Një duel shumë i rëndësishëm dhe tepër delikat për dyja ekipet, që në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00 të ditës së nesërme do të “përplasin brirët” për 3 pikët.
Bledi Shkëmbi prej ditësh ka zhvilluar intensivisht përgatitjet për duelin më delikat të sezonit dhe në këto kushte ka nisur të bëjë gati edhe formacionin . Timonieri korçar do të jetë “all-in” në fushë për të kërkuar fitoren, e cila është shumë jetike për garën për mbijetesën.
Kështu me shuëm gjasa nga minuta e parë mund të rikthehet të luajë Rimal Haxhiu. Gjithashtu një fanellë titullari pritet edhe nga Jarmouni.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Selmani, Kola, Dembele, Mici, Vera, Smaçi, Soler, Përgjoni, Jarmouni, Haxhiu, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi.