
Thomas Brdarci ka mbërritur në Shqipëri. Gjermani zbarkoi në aeroportin e Rinasit në orën 9:00 të mëngjesit dhe është nisur menjëherë drejt Shkodërs për të firmosur kontratën e re si trajneri i Vllaznisë, raporton Supersport.
Por, nuk do të jetë i vetëm pasi me të do të vijë edhe Matko Djarmati. Dyshja punuan së bashku te klubi shkodran në periudhën 2020-2022 duke fituar 2 trofe me një lojë atraktive që rikthyen tifozët në stadium.

Të dy do të zëvëndësojnë të larguarit Qatip Osmani dhe Bashkim Livareka e do të nisin menjëherë nga puna për ndeshjen e ardhshme ndaj Egnatias në fundjavë. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, objektivi nuk ndryshon për Vllazninë e cila do titullin e 10-të dhe yllin e parë në fanellë.