
Vllaznia ia doli të mposhtë Egnatian me rezultatin 0 me 1 në transfertë. Në Shkodër kanë treguar që dinë të festojnë sukseset. Dhe pse akoma herët për objektivat final, Brdaric mund të thuhet se ka kthyer “Sofrën Shkodrane” brenda familjes kuqeblu.
Fitorja e Vllaznisë mungonte prej 7 ndeshjesh. 5 në kampionat dhe 2 në kupë ishin shumë, sa çuan dhe te largimi i Qatip Osmanit.
Thomas Brdaric u rikthye me fitore dhe kjo ishte çfarë i nevojitej Vllaznisë në këtë pikë të sezonit. Për më tepër që 3 pikët e nevojshme erdhën përballë Egnatias kryesuese.
Poll