Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta kërkon pikët “jetike” në “Elbasan Arena”, por  STATISTIKAT janë në favor të Ilir Dajës  

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta kërkon pikët “jetike” në “Elbasan
Teuta - Dinamo

Dinamo do të presë në “Elbasan Arena” Teutën për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 33-të të Superiores. Duel shumë delikat për dinamovitët, që duan fitoren për të tentuar edhe afrimin me vendin e parë.

Kjo përballje do të startojë në orën 18:00. Aktualisht Dinamo mban vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit me 54 pikë, ndërsa teuta nga krahu tjetër ndodhet në vendin e 6-të me 34 pikë. 

Jo vetëm në klasifikim, por edhe në përballjet direkte mes tyre të këtij sezoni, ekipi i Ilir Dajës është më mirë. Kjo pasi në 3 ndeshjet e fazave të kaluara, 1 fitore kanë siguruar dinamovitët dhe 2 duele të tjera janë mbyllur në barazim.

3 gola ka shënuar Dinamo dhe vetëm 1 herë ka gjetur rrugën e rrjetës skadra durrsake. Mbetet të shihet se në favorin e kujt ekip do të shkojë 90-të minutëshi i ditës së nesërme.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga