Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shmangën humbjen kundër Teutës, trajneri Arjan Bellai merr vendimin për lojtarët e Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
Shmangën humbjen kundër Teutës, trajneri Arjan Bellai merr
Vora

Mbrëmjen e djeshme, Vora shmangu humbjen në “Niko Dovana” duke dalë barazim me Teutën me shifrat 1-1. Vorakët gjendeshin në disavantazh, por në minutën e 75-të të takimit, Xhuljo Tabaku realizoi golin që i dha një pikë ekipit të tij.

Menjëherë pas barazimit të djeshëm, ekipi i Vorës ka dalë sot në stërvitje me ne krye trajnerin Arjan Bellai. Ky i fundit ka vendosur të lërë pushim ekpin të martën, ndërsa të mërkurën lojtarët do të nisin sërish përgatitjet për sfidën me Flamurtarin.

Momentalisht Vora pozicionohet në vendin e 5-të të tabelës së Superiores me 4 pikë të grumbulluara në tre javë. Ndërsa Flamurtari në vendin e tetë me vetëm dy pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu