
Koffi Kouame Nicolas prej disa ditësh ka nisur stërvitjen te Besëlidhja. Sulmuesi i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Elvis Plori për të luajtur në këtë sezon.
19-vjeçari, sezonin e kaluar ishte pjesë e Laçit, te të cilët ishte mjaft i rëndësishëm. Ndërkohë një përforcim shumë i rëndësishëm bëhet për lezhjanët, të cilët do të mbështeten te shërbimet e tij në këtë sezon.
Siç dihet synimi kryesorë i Besëlidhjes është ngjitja në Kategorinë e Parë dhe për këtë drejtuesit kanë bërë afrime të rëndësishme si në staf ashtu edhe në ekip.
Ndërkohë Koffi gjatë kësaj merkatoje ishte shumë afër kalimit te Vllaznia, por 19-vjeçari siç duket ka preferuar të lkuajtë në Kategorinë e Dytë, ku minutat për të do të jenë të garantuara.