Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Superiorja premton spektakël në fundjavë, vëmendja në Rrogozhinë, Tiranë, dhe Durrës (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja premton spektakël në fundjavë, vëmendja në
Superiore

Superiorja do të rikthehet sërish në fushë në fundjavë.  10 ekipet do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 4 të kampionatit.

Kjo javë do të jetë mjaft spektakolare, me duele interesante dhe shumë të luftuara që janë në program. Të shtunën do të zhvillohen 2 ndeshje dhe gjithë vëmendja do të jetë në Rrogozhinë dhe Tiranë.

Në “Egnatia Arena” përplasin “brirët” mes tyre Egnatia dhe Tirana, takim që është parashikuar të startojë në orën 19:00. Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arenën e Demave”.

Ndërkohë të dielën do të sfidohen mes tyre Vora – Flamurtari në orën 16:00. Duel që dot ë luhet në stadiumin e Vorës. Në orën 19:00 do të startojë Dinamo – Bylis në “Adush Muça” dhe Teuta – Vllaznia në “Niko Dovana”.

Superiorja premton spektakël në fundjavë, vëmendja në
 

 

Poll

Lexo gjithashtu