
Elbasani
Elbasani fitoi ndeshjen e fundjavës në Superiore ndaj Teutës falë tre golëshit të Arsen Lleshit. Një debutim ndodhi në kampin e elbasanasve sa i takon sfidës së zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Ibrahim mori minuta nga tekniku serb Gvozdenovic. Lojtari afrikan luajti 27 minuta në takimin në shtëpi të kampit verdheblu. Nigeriani zëvendësoi Qosen në mesfushë, pasi ish-trajneri i Skënderbeut dëshironte freski.
Ibrahim është një nga 2 përforcimet e deritanishme tek verdheblutë. Mesfushori iu bashkua Elbasanit në këtë merkato bashkë me Olberkis, lituanezin e bujshëm. Priten ende raportime rreth blerjeve të reja të skuadrës elbasanase.
Poll