
Tefik Osmani
Tirana arriti të mposhtë Partizanin në derbin e kryeqytetit të premten me shifrat 3-0. Tefik Osmani si i ftuar në “Rubrika Sportive” ka folur pas kësaj sfide, ku ka treguar gabimin e trajnerit të Partizanit, Mladen Milinkoviç.
“Një nga gabimet më të mëdhaja që bëri trajneri i Partizanit ishte zëvendësimi i Qokthit. Në momentin që e heq nga loja në fundin e pjesës së parë, do t’ia kalosh përgjegjësinë që po çalojmë tek ky djali, kur ti po çaloje në shumë aspekte të lojës sepse nuk po bëje asnjë manovër për të dalë në sulm apo për t’u mbrojtur apo shumë të tjera”, u shpreh Osmani.
Poll