Teuta
Teuta u mposht nga Egnatia ditën e djeshme. Durrsakët humbën 1-0 ndaj kampionëve aktualë të Superiores.
Kjo për “Djemtë e Detit” është e para humbje në këtë sezon në Superiore. Por kjo disfatë nuk është bërë “dramë” nga durrsakët, të cilët kanë bërë një postim në rrjetet sociale.
Klubi ka shkruar se rezultati i djeshëm nuk ndryshon asgjë nga ato që janë dhe që synojnë të jenë.
“Rezultati i djeshëm nuk ndryshon asgjë nga ajo që jemi dhe ajo që synojmë. Së bashku luftojmë, së bashku ngrihemi”, shkruan klubi durrsak. Kujtojmë se aktualisht Teuta mban vendin e 3-të në kampionat, teksa pas 9 javësh kanë grumbulluar 14 pikë.
View this post on Instagram
Poll
