Trajneri i Bylisit Mirel Josa ka folur për mediat pas humbjes ndaj Flamurtarit 0 – 1. Edhe pse skuadra ballshiote dominojë në rastet para porte, ata nuk ishin në gjendjen të shënonin. Pas 11 javësh, Bylis numëron 12 pikë, aktualisht pozicioni i 6-të:
“Nuk mund të akuzojë djemtë se nuk dhanë maksimumin. Në momente më të veçanta duhet të ishim më të përqendruar. Te rasti i golit, e parandjeva. Mbrojtësit tanë nuk e larguan topin.
Nuk më pëlqen reagimi pas golit. I shkuam Flamurtarit në ujërat e veta. Mund të them se duhet të kishim reaguar më tepër pas pësimit të golit. Të kishim më tepër këmbënguljen.
Problemi është se pas pësimit të golit, patëm mungesë këmbëngulje. Mund të themi që ne e zotëruam topin, por duhet të ishim më të vendosur kur i kishim rastet. Në momentin kur fitonim topin, duhet të ishim më efikas në pasimet drejt sulmuesëve. Jo të shkonim me goditje drejt portës pa qartësi”.
