
Partizani
Deri më tani janë luajtur 9 javë të Superiores, me Partizanin që udhëheq tabelën e renditjes me 16 pikë të grumbulluara. Gjithashtu, të kuqtë kanë pësuar 6 gola dhe kanë shënuar 11 të tjerë përgjatë këtyre javëve.
Pikërisht golat e shënuar janë ato ç’ka bien në sy. Jo për shkak se janë një shifër e madhe, por këto 11 gola janë shënuar nga 7 lojtarë të ndryshëm. Pavarësisht se nuk kanë një golashënues “rrace”, duket se te “Demat” pothuajse të gjithë kanë “brumin” e bomberit.
Vendin e parë e mban Arinaldo Rrapaj me 3 gola, teksa pas tij vijnë Bintsouka dhe Zeka me nga 2 të tillë. Gjithashtu rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe Preka, Ismaili, Mehmeti dhe Mba.
Poll