
Partizani është gati për të shkruar sërish historinë në futbollin shqiptarë. Demat javë vetëm 90 minuta larg titullit të këtij sezoni, i cili për të kuqtë do të ishte i dyti rradhas.
Kryeqytetasit siç dihet e kanë siguruar pjesmarrjen në kompeticionet europiane, teksa finalja e madhe do të vendosë nëse do të shkojn ënë champions apo në Conference League. Nëse demat ngrejnë lart trofeun e titullit atëherë do të jenë pjesmarrës në Champions, në të kundrt do të duhet të kënaqen me Conference league.
Pavarësisht se Partizani i Orges Shehit nuk ka një koeficient të lartë në Europë, sërish nëse fiton titullin do të jetë në vazon e favoritëve. Kjo për shkak se në kampionetet e tjera ka ndodhur surpriza dhe ekipet e zakonshme nuk ia kanë dalë të fitojnë tituj në kampionëtet e tyre.
Kjo do të ishte një mundësi e mirë që demat të “peshkojnë” kundërshtarë më të lehtë dhe të kalojnë ture në Champions dhe rrit ndjeshëm shanset për të prekur grupet e Conference League që është edhe synimi kryesorë i drejtuesve.
Ndërkohë është e kundërta për Egnatian. Rrogozhinasit për shkak se nuk kanë qenë shumë prezent në europë kanë jë koeficient shumë të vogël dhe në rast se fitojnë titullin do të ishin te vazoja e të dobëtve. Kujtojmë se finalja e titullit mes Partizanit dhe Egnatias do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në "Air Albania".